Ballina > Aktualitet > Kolonel A. J. Berg dekorohet me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin në forcimin e FSK-së

Kolonel A. J. Berg dekorohet me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin në forcimin e FSK-së

10 Jul 2026 Aktualitet

Kolonel A. J. Berg, Atashe i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, është dekoruar me “Medaljen Presidenciale Ushtarake” me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Në ceremoninë solemne morën pjesë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Maqedoncit, dekorimi u bë nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e Kolonel Berg në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mandatit të tij, Kolonel Berg ka kontribuar në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, mbështetjen e proceseve të modernizimit, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe krijimin e mundësive të reja për trajnim dhe edukim ushtarak.

Ministri Maqedonci ka vlerësuar se angazhimi i zyrtarit amerikan ka pasur rëndësi të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të mbrojtjes së Kosovës dhe SHBA-së.

Lini një përgjigje