Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, i kryesuar nga Kryetari i KBI-së në Pejë, Musli Arifaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt me anëtarët e këtij institucioni, ku u diskutuan çështje dhe aktivitete me rëndësi për funksionimin e KBI-së dhe për nevojat e besimtarëve.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga anëtari i kabinetit, hfz. Mustafë Dallku.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet aktuale dhe projektet në vazhdim, me fokus në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shërbimin ndaj besimtarëve.
Mbledhja u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj misionit fetar dhe institucional të Bashkësisë Islame.




