Ballina > Kronikë > Kapet mbi pesë kilogram marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Kapet mbi pesë kilogram marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

07 Mar 2026 Kronikë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për trafikim të substancave narkotike, pas një operacioni të zhvilluar nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë.

Sipas policisë, hetimet kishin nisur më herët pas dyshimeve se një person ishte i përfshirë në shpërndarje të narkotikëve. Pas grumbullimit të informacioneve të nevojshme, më 6 mars rreth orës 21:00 është realizuar një plan taktik për ndalimin e një veture që dyshohej se po transportonte drogë.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 8.1 gramë.

Në vazhdim të operacionit është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor me inicialet L.M.. Tek ai janë gjetur edhe 295 euro, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Me urdhër dhe në koordinim me prokurorin kujdestar, është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 537.7 gramë marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

I dyshuari është ndaluar nga policia, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Lini një përgjigje