Ballina > Kuriozitet > Kalaja e Gjirokastrës pikë referimi e turizmit kulturor, vizitorët njihen me historinë, arkitekturën dhe shijojnë panoramën unike që ofron

Kalaja e Gjirokastrës pikë referimi e turizmit kulturor, vizitorët njihen me historinë, arkitekturën dhe shijojnë panoramën unike që ofron

10 Jun 2026 Kuriozitet

Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet një nga asetet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe shqiptarë nga të gjitha trevat, ndalen për të eksploruar historinë, arkitekturën dhe panoramën unike që ofron ky monument i rrallë.

Turistët shprehen të impresionuar nga madhështia e kalasë, muzeu i armëve dhe pamja piktoreske mbi qytetin e gurtë, duke e konsideruar një destinacion që ia vlen të vizitohet.

“Kombinimi i historisë, arkitekturës dhe pejzazhit është vërtetë i jashtëzakonshëm. Jam e magjepsur nga çdo pamje që po shikoj këtu”, shprehet turistja.

“Është një nga kështirat më të bukura që kam vizituar në Ballkan. Pamja mbi qytet është thjesht spektakolare”, shprehet turisti.

Kalaja e Gjirokastrës mbetet një pikë referimi për turizmin kulturor, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të zonës.

/rtsh.al/

Lini një përgjigje