Ballina > Kronikë > Ka ndërruar jetë sot Naim Kaliqani, një djal i ri i sjellshëm dhe shumë i dashur për qytetin e Pejës.

Ka ndërruar jetë sot Naim Kaliqani, një djal i ri i sjellshëm dhe shumë i dashur për qytetin e Pejës.

22 Apr 2026 Kronikë

Naimi ishte i njohur për vite me radhë si kamerier në Hotel Dukagjini, ku me përkushtimin dhe buzëqeshjen e tij kishte fituar respektin e kolegëve dhe dashurinë e shumë qytetarëve. Largimi i tij i parakohshëm ka pikëlluar thellë familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin.

Dhimbjen për këtë humbje e kanë shprehur menaxhmenti i Hotel Dukagjinit, kolegët e tij si dhe shumë shokë e qytetarë.

Me një mesazh prekës ka reaguar edhe vëllai i tij, Shpëtim Kaliqani:

“…Në asnjë cep të kësaj bote nuk u gjet ilaç për ty. Shumë shpresove e shumë durove… Bashkë me ty sot vdiq edhe gjysma ime… Deri në takimin tonë të radhës, aty ku nuk ka më ndarje, mirupafshim. ALL-LLAHI të mëshiroftë me Xhehnet.”

Ngushëllime të sinqerta familjes Kaliqani, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Naimin.

Lini një përgjigje