Ballina > Sport > Juventusi prezanton talentin boshnjak Kerim Alajbegoviq

Juventusi prezanton talentin boshnjak Kerim Alajbegoviq

02 Aug 2026 Sport

Juventusi e ka prezantuar të dielën futbollistin e talentuar, boshnjakun Kerim Alajbegoviq. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031.

Ai te “Zonja e Vjetër” u transferua nga Bayer Leverkuseni për 40 milionë euro. Nga Leverkuseni largohet pa luajtur asnjë ndeshje në Bundesligë.

Për boshnjakun interesim kishin shprehur edhe Chelsea, Napoli dhe Atalanta. Edicionin e kaluar ishte i huazuar te Salzburgu.

Alajbegoviq për Bosnjë-Hercegovinën ka shënuar dy gola në 14 ndeshje.

Lini një përgjigje