Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës Haute Couture në Paris, ku u shfaq me një paraqitje elegante që u komentua gjerësisht nga të pranishmit dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Artistja kishte zgjedhur një fustan të bardhë, të ngushtë, i cili theksonte linjat e saj trupore, ndërsa detaji më i veçantë i veshjes ishte dekorimi me pupla të bardha. Pamjen e kompletoi me vathë të gjatë argjendi, një varëse të hollë, taka transparente dhe një çantë në ngjyrë bezhë.
Grimi i saj vinte në pah sytë, ndërsa buzëkuqi i kuq i shtonte edhe më shumë elegancë paraqitjes. Flokët i kishte mbledhur në një topuz të lirshëm, duke ruajtur një stil modern dhe të sofistikuar.
Lopez ndau më pas një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, ku pozoi në mënyrë elegante, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.
Mes komenteve më të spikatura ishin: “Perfekte”, “Ky është një nga paraqitjet e tua më të bukura” dhe “Çdo ditë dukesh edhe më e bukur”.




