Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap vendimtar në përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme duke nisur zyrtarisht operacionin e koduar “Projekti Liria”. Ky aksion ushtarak dhe strategjik synon rikthimin e kontrollit mbi rrugët kritike ujore, të cilat u bllokuan nga Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit koordinuara nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u është përgjigjur me tone të ashpra kritikave dhe pyetjeve mbi ndryshimin e mundshëm të kursit të Presidentit Donald Trump ndaj regjimit iranian. I pyetur se kur vendosi presidenti të “kapitullonte” nga premtimi i tij fillestar për rrëzimin e regjimit dhe kërkesa për dorëzim pa kushte, Hegseth deklaroi prerazi se asnjë tërheqje nuk ka ndodhur.






