Ballina > Aktualitet > Inagurohet Ura e Re në Kapeshnicë, Muhaxheri: Projekt jetik për sigurinë dhe qarkullimin në Pejë

Inagurohet Ura e Re në Kapeshnicë, Muhaxheri: Projekt jetik për sigurinë dhe qarkullimin në Pejë

04 May 2026 Aktualitet

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka përuruar sot përfundimin e punimeve në Urën e Re në lagjen Kapeshnicë. Ky investim vjen si një përgjigje ndaj nevojave të banorëve për një infrastrukturë më moderne dhe të sigurt.

Gjatë ceremonisë, kryetari Muhaxheri theksoi se ky projekt do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në këtë zonë dhe do të rrisë sigurinë për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve. Komuna e Pejës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe durimin e treguar gjatë periudhës së punimeve, duke e cilësuar këtë urë si një pikë kyçe që përmirëson lidhjen ndërmjet lagjeve.

Lini një përgjigje