Ballina > Politikë > “Hup, laper” – përplasje mes Besian Mustafes dhe Egzon Azemit (video)

“Hup, laper” – përplasje mes Besian Mustafes dhe Egzon Azemit (video)

03 Apr 2026 Politikë

Pak para se Kuvendi i Kosovës të shkojë në pauzë pas diskutimit që u zhvillua mbi çmimet e naftës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, u përfshi në një përplasje me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi, në afërsi të foltores.

“Hup, laper“, u dëgjua t’i thoshte Mustafa, Azemit, pasi ky i fundit shihet se i thoshte diçka.

Aty shihet se ndërhyn nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, i cili udhëhoqi sot seancën.

Lini një përgjigje