Ballina > Aktualitet > Haxhiu në 20-vjetorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: Lufta kundër korrupsionit kërkon vigjilencë të vazhdueshme

Haxhiu në 20-vjetorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: Lufta kundër korrupsionit kërkon vigjilencë të vazhdueshme

17 Jul 2026 Aktualitet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se kjo agjenci për dy dekada ka dhënë kontribut në mbrojtjen e integritetit publik, forcimin e transparencës dhe promovimin e llogaridhënies në vend.

Ajo theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është një proces që përfundon me një veprim të vetëm, por kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një betejë që fitohet njëherë e përgjithmonë, por kërkon institucione të pavarura, përpjekje e vigjilencë të vazhdueshme dhe përkushtim të palëkundur në mbrojtje të interesit publik dhe besimit të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, forcimi i sundimit të ligjit dhe parandalimi i korrupsionit janë parakushte për ndërtimin e një shteti të drejtë, demokratik dhe me perspektivë evropiane.

Haxhiu ka kërkuar që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e integritetit publik të kenë mbështetjen e plotë të shtetit, në mënyrë që të ushtrojnë mandatin e tyre me pavarësi, profesionalizëm dhe efikasitet.

Në fund, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që gjatë këtyre dy dekadave kanë shërbyer në këtë institucion me ndershmëri dhe integritet.

Lini një përgjigje