U.D. Presidentja Haxhiu ka pritur në takim përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew G. Whitaker
Sipas njoftimit të presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajonin tonë dhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve përballë sfidave të kohës sonë.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite, si dhe vlerësimin për angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon”, citohet të ketë thënë Haxhiu./koha.net/




