Ballina > Aktualitet > Haxhiu dekoron grupin “Marigona”: Kontribut i veçantë në historinë e muzikës rock në Kosovë

Haxhiu dekoron grupin “Marigona”: Kontribut i veçantë në historinë e muzikës rock në Kosovë

17 Jul 2026 Aktualitet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar grupin “Marigona” për kontributin e tyre në promovimin e vlerave muzikore dhe rolin e tyre si pjesë e gjeneratës së artë të muzikës rock në Kosovë.

Përmes një postimi, Haxhiu vlerësoi se këngët e grupit “Marigona” janë pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të Kosovës dhe vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtën dashuri edhe sot.

Ajo theksoi se, me krijimtarinë dhe veçantinë e tyre artistike, anëtarët e grupit kanë lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikën kosovare dhe në kujtesën e shumë brezave.

“Me krijimtarinë dhe veçantinë e tyre artistike, grupi ‘Marigona’ ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikë dhe në kujtesën e shumë brezave”, ka shkruar Haxhiu.

Lini një përgjigje