Ndonëse po shkëlqen në Gjermani me fanellën e Bayern Munich, Harry Kane i ka sytë nga e ardhmja dhe vendlindja e tij. Sulmuesi legjendar anglez është në proces të ndërtimit të një rezidence marramendëse në Surrey të Londrës, një projekt që kap vlerën e 23 milionë eurove.
Kane, i cili u largua nga Londra pothuajse tre vite më parë për t’iu bashkuar gjigantëve bavarezë, duket se ka vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në Angli, sapo të përfundojë misionin e tij për trofe në Munich.
Një shtëpi për një “Mbret” Impianti i ri luksoz po cilësohet si një version modern i Pallatit Buckingham. Ai ndodhet në një nga zonat më elitare të Londrës, vetëm pak minuta larg qendrës stërvitore të Chelsea-t, një vendndodhje strategjike dhe mjaft private.
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth rezidencës luksoze që sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po ndërton në Angli. Banorët lokalë në zonën ekskluzive “Wentworth Estate” në Surrey kanë mbetur të habitur nga përmasat dhe stili i godinës, duke e krahasuar hapur atë me shtëpinë e mbretëreshës.
“Pjesa e përparme duket ekzaktësisht si Pallati Buckingham,” ka thënë një fqinj për prestigjiozen The Sun, duke vënë në dukje ngjashmërinë mahnitëse mes shtëpisë së futbollistit dhe rezidencës zyrtare të monarkisë britanike.
Nga rrafshimi i tokës te stili neo-gjeorgjian Kane ka shpenzuar plot dy vite për të kuruar çdo detaj të kësaj prone. Fillimisht, në vitin 2023, ai bleu tokën bashkë me një godinë ekzistuese për rreth 9 milionë euro. Megjithatë, në vend të një rinovimi të thjeshtë, kapiteni i Anglisë zgjodhi një rrugë më radikale: e rrafshoi plotësisht ndërtesën e vjetër për të ngritur nga themelet këtë projekt gjigant në stilin neo-gjeorgjian.
Investimi që konfirmon planet për të ardhmen Përveç fasadës mbretërore, vila është e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe zona argëtimi që i shkojnë përshtat njërit prej sulmuesve më të paguar në botë. Ky projekt ka nxitur diskutime se, pavarësisht suksesit në Gjermani, zemra dhe e ardhmja e familjes Kane mbeten të lidhura ngushtë me Londrën.




