Ballina > Kronikë > Harry Bajraktari njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lisa Milicaj Bajraktari

Harry Bajraktari njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lisa Milicaj Bajraktari

30 Jul 2026 Kronikë

Veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka bërë publik lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, Lisa Milicaj Bajraktari.

Përmes një njoftimi, familja Bajraktari bëri të ditur se Lisa Milicaj Bajraktari u nda nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.

Në mesazhin e publikuar, familja e përshkruan Lisën si një bashkëshorte, nënë, gjyshe, bijë dhe motër të përkushtuar, duke theksuar se gjatë gjithë jetës së saj ajo mbeti e lidhur ngushtë me familjen, Amerikën dhe çështjen shqiptare.

Familja ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet, fjalët e mira dhe lutjet në këto momente të vështira.

Sipas njoftimit, homazhet dhe pritja e ngushëllimeve do të mbahen të premten, më 31 korrik, nga ora 15:00 deri në 21:00, në Pleasant Manor Funeral Home në Thornwood, New York.

Shërbimi kishtar do të zhvillohet të shtunën, më 1 gusht, në ora 09:00, në kishën Our Lady of Shkodra në Hartsdale, New York, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:30 në Washington Memorial Park Cemetery, në Mount Sinai, New York, në parcelën familjare Bajraktari.

Në fund të njoftimit, familja shprehet: “Shpirti i saj u prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj.”

Lini një përgjigje