Ballina > Aktualitet > Harry Bajraktari falënderon Janet Reineck për vizitën në Vranoc

Harry Bajraktari falënderon Janet Reineck për vizitën në Vranoc

10 Aug 2026 Aktualitet

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka falënderuar miken e tij, veprimtaren Janet Reineck, për vizitën në fshatin e tij të lindjes, Vranoc.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajraktari ka vlerësuar kontributin e Reineck në promovimin e vlerave, traditave dhe kulturës shqiptare, duke e cilësuar atë si një mike dhe ambasadore të rëndësishme të çështjeve kulturore shqiptare.

“E falënderoj miken time, veprimtaren Janet Reineck, për vizitën në fshatin tim të lindjes, Vranoc”, ka shkruar Bajraktari.

Ai ka theksuar se populli shqiptar është me fat që ka njerëz si Reineck, e cila prej dekadash promovon vlerat dhe traditat shqiptare.

“Faleminderit Janet që po vazhdon të vizitosh dhe promovosh trevat shqiptare”, ka përfunduar Bajraktari.

Lini një përgjigje