Ballina > Aktualitet > Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dekoron Daniel Serwer dhe Mario Marquez

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dekoron Daniel Serwer dhe Mario Marquez

01 Jul 2026 Aktualitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të shënimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në delegacion bënin pjesë profesori Daniel Serwer, profesori Edward Joseph, Mario Marquez, Ramiz Tafilaj, si dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë.

Haradinaj vlerësoi lart angazhimin e tyre për Kosovën, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm për rrugën e vendit drejt rikthimit të partneritetit strategjik me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në nderim të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gllogjan patëm nderin t’i presim delegacionin nga Amerika. Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, Haradinaj bëri të ditur se profesorit Daniel Serwer dhe Mario Marquez u ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Lini një përgjigje