Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kontributin historik të familjes Fazliu në përpjekjet për liri, duke theksuar se ajo ka qenë në shërbim të atdheut në të gjitha fazat vendimtare.
Ai ka përmendur rastin e Fadil Fazliut, vëllait të dy Heronjve, i cili sipas Haradinajt ka kaluar një padrejtësi të ngjashme me bashkëluftëtarët që ende ndodhen në Hagë: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.
Pas kthimit të tij në Kosovë, Haradinaj tha se e ka vizituar Fadil Fazliun për t’i shprehur respekt për qëndrueshmërinë dhe sakrificën e familjes Fazliu ndër breza.
Ai po ashtu përshëndeti kthimin në atdhe të Gjeneral Haxhi Shalës, Bashkim Smakajt, Nasim Haradinajt, Isni Kilajt dhe Hysni Ngucatit, duke shprehur shpresën për lirimin e të gjithë të tjerëve.

Haradinaj bëri thirrje për pjesëmarrje në tubimin e 17 shkurtit, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të luftës çlirimtare.





