Ballina > Vendi > Hapet Qendra e Urgjencës në Bogë – Rugovë

Hapet Qendra e Urgjencës në Bogë – Rugovë

07 Feb 2026 Vendi

Nesër hapet zyrtarisht Qendra e Urgjencës së Qytetit 194 📞 në Bogë, e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore urgjente dhe të mjekësisë familjare për të gjitha fshatrat e Rugovës.

Kjo qendër synon të mundësojë intervenim më të shpejtë, kujdes profesional dhe siguri më të madhe si për banorët ashtu edhe për vizitorët e kësaj zone turistike.

Hapja e Qendrës së Urgjencës 194 përbën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore dhe në rritjen e cilësisë së kujdesit për qytetarët.

Komuna e Pejës ka theksuar se mbetet e përkushtuar që shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve të jenë prioritet i vazhdueshëm.

Sipas njoftimit, orari i shërbimeve shëndetësore në këtë njësi do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Lini një përgjigje