Ballina > Vendi > Hapet aplikimi për subvencionimin prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat në Kosovë

Hapet aplikimi për subvencionimin prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat në Kosovë

28 May 2026 Vendi

Sot është hapur sistemi për aplikimin e subvencionimit me shtesa prej 100 euro për sektorin jo-publik në Kosovë.

Aplikimi duhet të bëhet individualisht përmes formularit online të publikuar në Administratën Tatimore të Kosovës, raporton KlanKosova.tv.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka ndarë linkun përmes të cilit mund të aplikohet, teksa ka potencuar që aplikimet që përmbajnë gabime do të refuzohen.

Afati i aplikimit është deri më 5 qershor 2026.

Ky është linku: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Lini një përgjigje