Ballina > Aktualitet > Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Tuz me përfaqësues të lartë institucionalë shqiptarë në Mal të Zi

Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Tuz me përfaqësues të lartë institucionalë shqiptarë në Mal të Zi

21 May 2026 Aktualitet

Në takim morën pjesë Ambasadorja Ariana Zherka, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi Nik Gjeloshaj, Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj, Kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj dhe Sekretari i Shtetit Naim Gjokaj.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca e cilësoi takimin si “vëllazëror”, duke vlerësuar angazhimin e përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e Malit të Zi.

“Kënaqësi të takoj njerëz që mbajnë përgjegjësi të mëdha dhe punojnë çdo ditë për popullin shqiptar në Mal të Zi”, ka shkruar ai.

Konjufca theksoi se shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe se Kosovo do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Lini një përgjigje