Punimet në Gjimnazin e ri Shkencor në Pejë po i afrohen përfundimit të plotë, ndërsa objekti po merr formën e tij përfundimtare edhe në aspektin estetik.
Kryetari i Komunës së Pejës ka publikuar pamje nga hapësirat e gjimnazit, duke vënë në pah detajet e dizajnit dhe kombinimin e elementeve moderne me materialet e ngrohta.
“Gërshetimi i ngrohtësisë së drurit me xhamin modern” është një prej veçorive që, sipas tij, i jep objektit një pamje bashkëkohore dhe tërheqëse.

Kreu i komunës thekson se investimet në infrastrukturën arsimore nuk duhet të jenë vetëm funksionale, por edhe të krijojnë ambiente që frymëzojnë nxënësit dhe kontribuojnë në një përvojë më të mirë arsimore.
Me përfundimin e punimeve, Gjimnazi i ri Shkencor synon të ofrojë një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor në Pejë.




