Ballina > Vendi > Gjashtë mjekë specialistë nisin punën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjashtë mjekë specialistë nisin punën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

09 Mar 2026 Vendi

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është përforcuar me gjashtë mjekë specialistë të rinj, të cilët pritet të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Ekipit mjekësor të spitalit i janë bashkuar:

  • Dr. Linda Carrabregu – oftalmologe
  • Dr. Kaltrine Camaj Blakaj – gjinekologe
  • Dr. Melos Kelmendi – specialist i ORL-së
  • Dr. Rilind Imeraj – pulmolog
  • Dr. Kushtrim Mulaj – pulmolog
  • Dr. Valmir Muhaxheri – pulmolog

Mjekët e rinj u pritën nga Drejtori Ekzekutiv i spitalit, Dr. Fahri Hasani, dhe Drejtori Mjekësor, Dr. Shkumbin Berisha, të cilët u uruan mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tyre profesional.

Sipas njoftimit të spitalit, nga sot ata kanë filluar zyrtarisht punën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke iu bashkuar stafit mjekësor në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Lini një përgjigje