Ballina > Aktualitet > Fjalët përmbyllëse ishin analitike, besoj fuqishëm se mund të lirohen të gjithë të akuzuarit

Fjalët përmbyllëse ishin analitike, besoj fuqishëm se mund të lirohen të gjithë të akuzuarit

18 Feb 2026 Aktualitet

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u deklaruan sërish të pafajshëm në fjalët e tyre përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë.

Avokati Florin Vërtopi, për emisionin FIVE, tha se fjalët përfundimtare kanë qenë të detajuara dhe analitike, duke përfshirë gjithë etapën e ngjarjeve nga veprimet e UÇK-së deri tek ndërhyrja e NATO-s më 24 mars 1999.

“Fjalët përfundimtare kanë qenë jashtëzakonisht përmbledhëse dhe analitike, është filluar me pjesën gjitha fjalët përfundimtare edhe të avokatëve mbrojtës, është filluar me pjesën kur Kosova është dashur me i ndërmarrë veprimet që janë ndërmarrë prej UCK edhe deri tek kulmi kur NATO-ja me datë 24 mars 1999 ka ndërhyrë, dhe baza e ndërhyrjes është neni 2 i konventës për paktin ndërkombëtare për liritë politike dhe civile, shtet janë të detyruara dhe të garantojnë të gjitha të drejtat që janë përcaktuar me atë konventë, e ajo ka të bëj me jetën ndalimin e torturës e të tjera, Këtë nuk e ka bërë Serbia, të kundërtën, qëllimi i saj ka qenë shfarosja zhdukja, kjo filloi edhe me fjalën përfundimtare të zotit Thaçi”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se ndërhyrja e NATO-s nuk mund të shihet si mbështetje për ndonjë “ndërmarrje kriminale” siç pretendojnë Prokuroria në Hagë, dhe se gjykata duhet të marrë parasysh mungesën e provave të drejtpërdrejta për akuzat, si trafikimi me organe.

“Edhet shtet tjera duke parë mundësin e zhdukjes së një populli ka ndërhyrë, a ua merr mendja që NATO e ka mbështet një ndërmarrje të përbashkët kriminale, jo assesi, këtë e than edhe dëshmitarët që janë dergjur e të propozuar nga mbrojtja. Kujt do t’i falet besimi këtë do ta shohim kur shpallet vendimi gjyqësor”, ka deklaruar ai.

Vërtopi tha se, duke pasur parasysh se mbi 60 për qind e provave nuk kanë qenë publike, nuk mund të parashikohet vendimi, por beson fuqishëm se mund të vijë deri te lirimi i të akuzuarve.

Po ashtu, ai ka potencuar se trupi gjykues mundet t’i lirojë të gjithë,, por mundet edhe aktgjykim pjesërisht, “me i liru edhe disa prej tyre me i gjyku”.

Lini një përgjigje