Ballina > Vendi > Fitore Pacolli prezanton 6 projektligje kyçe për mjedisin dhe planifikimin hapësinor

Fitore Pacolli prezanton 6 projektligje kyçe për mjedisin dhe planifikimin hapësinor

25 Feb 2026 Vendi

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit mbeten prioritete kryesore të institucionit që ajo drejton.

Përmes një postimi publik, ministrja Pacolli ka theksuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar të ndërmarrë hapa konkretë përmes një kornize të re ligjore, e cila do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas saj, gjatë këtij mandati do të procedohen për miratim gjashtë projektligje kryesore, të cilat synojnë mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rregullimin e planifikimit hapësinor në vend.

Projektligjet që pritet të shtyhen përpara janë:
• Projektligji për Mbrojtjen e Mjedisit
• Projektligji për Mbrojtjen e Natyrës
• Projektligji për Mbeturina
• Projektligji për Planifikim Hapësinor
• Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm
• Projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit

Ministrja Pacolli ka vlerësuar se këto iniciativa ligjore do të krijojnë baza më të forta për ruajtjen e mjedisit, menaxhimin më efikas të hapësirës dhe sigurimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ajo ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional dhe përkrahje publike, duke theksuar se reformat ligjore në këtë fushë janë të domosdoshme për të ardhmen e Kosovës.

Lini një përgjigje