Ballina > Aktualitet > Fillon rrugëtimi i besimtarëve: Fluturon drejt Medines grupi i parë i haxhilerëve kosovarë

Fillon rrugëtimi i besimtarëve: Fluturon drejt Medines grupi i parë i haxhilerëve kosovarë

15 May 2026 Aktualitet

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë grup, 231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën rrugën drejt Mekës, ndërsa Aeroporti “Adem Jashari” u mbush me emocione, lutje dhe përqafime mes besimtarëve dhe familjarëve të tyre.

“Për shumë besimtarë, kjo eshte hera e parë që po nisen për haxh, një udhëtim që, siç thanë, e kanë pritur prej vitesh. Mes emocionesh dhe lotësh gëzimi, ata u shprehën të lumtur që po u jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga obligimet më madhore të fesë islame. Për t’i përcjellë besimtarët, në aeroport ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili u uroi rrugë të mbarë, shëndet dhe haxh të pranuar, duke kërkuar që në lutjet e tyre t’i kujtojnë familjet dhe vendin.”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Lini një përgjigje