Ballina > Aktualitet > Fëmijët e kopshtit “4 Stinët” në Tiranë pajisen me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF

Fëmijët e kopshtit “4 Stinët” në Tiranë pajisen me materiale didaktike nga Comodita Home dhe UNICEF

04 Jun 2026 Aktualitet

Fëmijët e kopshtit “4 Stinët” në Tiranë kanë marrë një set materialesh të reja didaktike, të dhuruara nga kompania Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, në bashkëpunim me UNICEF-in. Ky donacion vjen në kuadër të projektit rajonal “Luaj Fillimisht, Mëso për Jetën”, i cili synon të mbështesë dhe të pasurojë arsimin në fëmijërinë e hershme.

Gjatë një vizite të posaçme në ambientet e kopshtit, përfaqësues të UNICEF-it nga Kosova dhe Shqipëria, së bashku me ekipin e Comodita Home, panë nga afër hapësirat kreative ku fëmijët zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme. Mjetet e reja edukative u pritën me shumë entuziazëm nga të vegjlit dhe pritet të ndihmojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kreativitetit, imagjinatës dhe aftësive të tyre sociale përmes lojës.

Ky partneritet i rëndësishëm rajonal mes biznesit dhe organizatës ndërkombëtare ka në fokus të tij hapjen dhe pajisjen e qendrave edukative për fëmijët e moshës 3–4 vjeç në të dyja vendet. Falë këtij bashkëpunimi me komunat dhe bashkitë përkatëse, deri më tani janë hapur dhe funksionalizuar qendra të ngjashme në Ferizaj, Dragash, Pejë e Mitrovicë, si dhe në disa zona të ndryshme të Shqipërisë, duke zgjeruar kështu rrjetin e mbështetjes për edukimin e hershëm.

Lini një përgjigje