Emmanuel Macron thërret “fuqitë e mesme” në aleancë përballë SHBA-së dhe Kinës
Presidenti i Francë, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ashtuquajturat “fuqi të mesme” të bashkohen për t’iu kundërvënë ndikimit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Macron e theksoi këtë mesazh gjatë vizitës së tij në Azi, ku diskutoi për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me Japoni ndhe Koren e Jugut – vende që po ndjejnë fort pasojat e rritjes së çmimeve të energjisë për shkak të tensioneve në rajon.
“Nuk duam të jemi vasalë të dy fuqive hegjemoniste”, deklaroi Macron gjatë një fjalimi në Seul. “Nuk duam të varemi nga dominimi i Kinës, por as të jemi të ekspozuar ndaj paparashikueshmërisë së SHBA-së”, shtoi ai.
Ai theksoi se vendet evropiane ndajnë interesa të përbashkëta me shtete si Japonia dhe Koreja e Jugut në fusha si e drejta ndërkombëtare, demokracia, ndryshimet klimatike dhe shëndeti global.
Sipas Macronit, pjesë e këtij bashkëpunimi mund të jenë edhe vende si Australia, Brazili, Kanada dhe Indija, të cilat mund të bashkëpunojnë në fusha si inteligjenca artificiale, hapësira, energjia, mbrojtja dhe siguria.
Kjo ide nuk është e re për Macronin, i cili prej kohësh promovon që Evropa të jetë një kundërpeshë ndaj SHBA-së dhe Kinës në skenën globale.



