Ballina > Vendi > Elkos Group – ETC dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit

Elkos Group – ETC dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë me rastin e Kurban Bajramit

27 May 2026 Vendi

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kompania e njohur “Elkos Group – ETC” ka ndërmarrë një tjetër iniciativë të rëndësishme humanitare, duke ndarë 200 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale dhe në nevojë.

Ky donacion do të shpërndahet në koordinim të plotë me Bashkësinë Islame të Pejës, ndërsa procesi i dorëzimit të ndihmave tek familjet do të realizohet përmes shoqatës humanitare “Bereqeti”, dega në Pejë, e cila ka tashmë një pasqyrë të qartë të rasteve më prioritare në këtë komunë.

Përfaqësuesit e kompanisë shprehën se ky gjest synon të sjellë pak gëzim dhe t’u lehtësojë sado pak festën e Bajramit atyre që kanë më së shumti nevojë për solidaritet dhe mbështetje institucionale e qytetare.

Me rastin e kësaj feste të madhe, përmes këtij aksioni përcillen edhe urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët islamë, kreun e Bashkësisë Islame, imamët dhe efendilerët, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe paqe në familjet e tyre.

Shënim për redaksitë: Aksioni i shpërndarjes pritet të fillojë menjëherë në terren përmes aktivistëve të shoqatës “Bereqeti”.

Lini një përgjigje