Në Munich Security Conference, për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë globale. Shqipëria është e pranishme si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Këtë vit, diskutimet dominohen nga forcimi i aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po riformësojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.
Takimet me partnerët konfirmojnë se, në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa avancon në rrugën drejt Bashkimi Europian.





