Ballina > Magazina > Edon Zhegrova publikon foton e parë me djalin Mars

Edon Zhegrova publikon foton e parë me djalin Mars

16 Mar 2026 Magazina

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe lojtari i Juventus, Edon Zhegrova, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë nga jeta personale.

Ylli kosovar ka publikuar për herë të parë një fotografi me djalin e tij të sapolindur, Mars, duke emocionuar fansat në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Zhegrova ka shkruar shkurt, por plot emocion:
“Couldn’t be more blessed Me and Mars ”.

Futbollisti kishte bërë të ditur emrin e djalit disa ditë më parë, ndërsa tani ka vendosur të ndajë edhe fotografinë e parë së bashku me të birin.

Postimi është pritur me shumë reagime dhe urime nga fansat, miqtë dhe figura të ndryshme të futbollit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe lumturi familjes së tij.

Përveç suksesit në karrierën futbollistike, ky moment shënon një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm në jetën personale të futbollistit kosovar, i cili tashmë po përjeton emocionet e para të atësisë.

Lini një përgjigje