Ballina > Vendi > Dr. Petrit Loci riemërohet për herë të katërt Drejtor i Shëndetësisë në Pejë

Dr. Petrit Loci riemërohet për herë të katërt Drejtor i Shëndetësisë në Pejë

29 Jan 2026 Vendi

Me vendim të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Dr. Petrit Loci është riemëruar për herë të katërt në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dr. Loci, mjek me përvojë në sektorin e shëndetësisë, ka udhëhequr këtë drejtori edhe në mandatet e kaluara, duke qenë përgjegjës për menaxhimin e shërbimeve shëndetësore dhe koordinimin e çështjeve të mirëqenies sociale në nivel komunal.

Riemërimi i tij vjen si shenjë e vazhdimësisë institucionale dhe besimit të kryetarit Muhaxheri në përvojën dhe angazhimin profesional të Loci-t, në një sektor të ndjeshëm dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët e Pejës.

Lini një përgjigje