Ballina > Bota > Dosjet Epstein: Emri i Miroslav Lajçak përmendet në biseda private

Dosjet Epstein: Emri i Miroslav Lajçak përmendet në biseda private

31 Jan 2026 Bota

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, përmendet në dokumentet e publikuara së fundmi që lidhen me rastin e Jeffrey Epstein.

Sipas këtyre dosjeve, emrat “Lajcak” dhe “Miro” përmenden rreth një mijë herë, ndërsa në disa pjesë flitet për biseda private që përfshijnë tema personale, përfshirë edhe komente për vajza. Dokumentet nuk përmbajnë akuza penale ndaj Lajçakut, por përmendja e tij ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Publikimi i dosjeve Epstein ka rikthyer vëmendjen ndërkombëtare mbi rrjetin e kontakteve të biznesmenit amerikan, i cili u përball me akuza të rënda për trafikim seksual dhe abuzim me të mitur.

Deri më tani, Miroslav Lajçak nuk ka reaguar publikisht lidhur me përmendjen e emrit të tij në këto dokumente.

Lini një përgjigje