Pas raportimeve në media se Irani ka filluar të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit, ka reaguar Donald Trump.
“Nëse Irani ka vendosur ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit, dhe deri tani nuk kemi raporte që e ka bërë këtë, duam që ato të hiqen – MENJËHERË! Nëse për çfarëdo arsye minat janë vendosur dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në një nivel që nuk është parë më parë. Nëse, nga ana tjetër, ata heqin atë që mund të jetë vendosur, kjo do të ishte një hap i madh në drejtimin e duhur!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social.




