Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në platformën Truth Social, ku ka konfirmuar se sulmi i mëngjesit ndaj Iranit është realizuar me forca të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit
Sipas Trump, Irani po zhvillon “aktivitete kërcënuese që rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, ushtarët amerikanë, bazat jashtë vendit dhe aleatët në mbarë botën”.
“Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme që vijnë nga regjimi iranian, një grup i ashpër dhe i rrezikshëm njerëzish”, ka deklaruar Trump.
Ai shtoi se regjimi iranian vazhdon të thërrasë “vdekje Amerikës” dhe, sipas tij, po zhvillon një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive kundër Shteteve të Bashkuara.




