Ballina > Bota > Donald Trump: Irani është sulmuar rëndë, ndërsa sot do të goditet edhe më fort

Donald Trump: Irani është sulmuar rëndë, ndërsa sot do të goditet edhe më fort

07 Mar 2026 Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar në rrjetin e tij social Truth Social se Irani është goditur rëndë, duke pretenduar se Teherani, nën presionin e sulmeve amerikane dhe izraelite, është detyruar të tërhiqet.

Sipas Trumpit, Irani madje u ka kërkuar falje vendeve fqinje në Lindjen e Mesme dhe ka premtuar se nuk do t’i sulmojë më ato, duke thënë se ky premtim erdhi vetëm si rezultat i presionit të vazhdueshëm ushtarak nga SHBA dhe Izraeli.

Ai përdori një retorikë të ashpër, duke e quajtur Iranin dikur “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”, por që sipas tij tani është bërë “humbësi i rajonit”. Trump paralajmëroi gjithashtu se gjatë ditës mund të ketë sulme edhe më të forta, duke shtuar se po shqyrtohen edhe objektiva të reja që deri tani nuk kanë qenë në listën e shënjestrave.

Lini një përgjigje