Ballina > Sport > Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

16 Apr 2026 Sport

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.

Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.

Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe./telegrafi/

Lini një përgjigje