Ballina > Bota > Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”

Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”

11 Jun 2026 Bota

Disa kate të ndërtesës së Pentagonit janë vendosur në izolim pasi u zbulua një “problem me cilësinë e ajrit”, ndërsa ekipet me veshje speciale për materiale të rrezikshme po dërgohen në vendngjarje, raporton “BBC”. 

Sistemet e ndërtesës zbuluan një “problem me cilësinë e ajrit që kërkon masa paraprake derisa të përcaktojmë rëndësinë e tij”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

Departamenti po zbaton protokollet standarde të mbrojtjes, përfshirë një urdhër për të qëndruar në vend strehimi për zonën e prekur”, tha Parnell.

Pentagoni po asistohet nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjencave Mjekësore i Arlingtonit, i cili njoftoi në rrjetet sociale se po i përgjigjet një incidenti me materiale të rrezikshme.

Policët në ndërtesë po mbajnë gazmaska dhe pajisje të plota mbrojtëse, raportuan mediat amerikane.
Pentagoni shërben si selia e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, me më shumë se 20,000 punonjës qeveritarë që punojnë në këtë ndërtesë.
 

Lini një përgjigje