Një autobus i kompanisë Barileva Tours, i cili po qarkullonte në linjën Prishtinë–Ulqin, është përfshirë nga flakët rreth orës 00:00 pas mesnate.
Sipas informacioneve që kanë siguruar sinjalizuesit e Inklik Media, ngjarja ka ndodhur afër qytetit të Beranës, derisa autobusi ishte në lëvizje drejt Ulqinit.
Pas shpërthimit të zjarrit, pasagjerët janë evakuuar menjëherë, duke shmangur kështu pasoja më të rënda. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar, ndërsa autobusi ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Sinjalizuesit e Inklik Media kanë siguruar edhe pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku autobusi shihet i përfshirë plotësisht nga flakët.
Shkaqet e incidentit ende nuk dihen, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të zhvillojnë hetime për zbardhjen e rastit.




