Ballina > Aktualitet > Delegacioni i “Albanians for America” takohet me Kurtin, diskutohet për dialogun strategjik Kosovë–SHBA dhe integrimin në NATO

Delegacioni i “Albanians for America” takohet me Kurtin, diskutohet për dialogun strategjik Kosovë–SHBA dhe integrimin në NATO

29 Jul 2026 Aktualitet

Një delegacion i organizatës “Albanians for America” (AFA) ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti, gjatë takimit theksoi rëndësinë e rifillimit të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, si një mekanizëm kyç për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë, energjisë dhe zhvillimit institucional.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për projekte strategjike ekonomike dhe energjetike, me fokus të veçantë në projektin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), i cili shihet si mundësi për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.

Përfaqësuesit e AFA-së nënvizuan rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin për të vazhduar promovimin e interesave të përbashkëta.

Në përfundim, u theksua nevoja për angazhime të përbashkëta në funksion të avancimit të objektivave strategjike të Kosovës dhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik, përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në NATO.

Lini një përgjigje