Ballina > Magazina > Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së saj të dytë

Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së saj të dytë

16 May 2026 Magazina

Dafina Zeqiri është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këngëtarja ka ndarë lajmin e ëmbël gjatë turit të saj të koncerteve “Supernova”, teksa kësaj here performonte në Tiranë.

Në videot që janë bërë virale në rrjetet sociale, Dafina shfaqet duke prekur barkun e rrumbullakosur, teksa tha:

“Kam performuar vetë e dyta”, duke konfirmuar shtatzëninë.

Në korrik të vitit 2025, ajo solli në jetë djalin e saj, Daskan, ndërsa tani duket se shumë shpejt ai do të bëhet me një motër ose vëlla.

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë prej kohësh në një lidhje romantike që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.

Lini një përgjigje