Ballina > Vendi > Caktohen çmimet tavan për sot: Sa do të kushtojë nafta, benzina dhe gasi në Kosovë?

Caktohen çmimet tavan për sot: Sa do të kushtojë nafta, benzina dhe gasi në Kosovë?

14 Apr 2026 Vendi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 14 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet janë si vijon:

  • Nafta (dizel): 1.78 euro/litër;
  • Benzina: 1.44 euro/litër;
  • Gasi: 0.89 euro/litër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa qytetarët që hasin në parregullsi mund të adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Lini një përgjigje