Prodhueseja kineze e makinave, BYD, e njohur për suksesin e saj në tregun e makinave elektrike, po shqyrton mundësinë për të hyrë në motorsportin elitar, Formula 1, sipas raportimeve të “Bloomberg Business”.
Aktualisht nuk është e qartë nëse BYD synon të krijojë një skuadër 100% të vetën, që do të ishte e para kineze në këtë sport, apo të hyjë në bashkëpunim me një skuadër ekzistuese.
Përveç F1, BYD po konsideron edhe World Endurance Championship (WEC) si opsion tjetër për zgjerimin në motorsport.
Sipas raportimeve, kjo lëvizje mund të shikohet me interes edhe nga Formula 1, pasi do të ndihmonte në zgjerimin e sportit në tregun kinez, një nga më të mëdhenjtë në botë.




