Kënga e famshme “Burek, burek o Usta Murat” ka një histori reale që lidhet me jetën e një mjeshtri të njohur të kuzhinës, Murat Mehmet Lama.
Ai lindi më 3 qershor 1912 në Shkup dhe gjatë jetës së tij punoi si kuzhinier në disa qytete, përfshirë Beograd dhe Shqipëri. Megjithatë, emrin dhe famën më të madhe e fitoi në Kavajë, ku u vendos përfundimisht me familjen e tij.

Në këtë qytet, Murati u bë i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në gatim, veçanërisht për byrekun. Përkushtimi i tij ndaj cilësisë dhe puna pa orar në shërbim të klientëve e bënë shumë shpejt figurë të dashur për banorët. Pikërisht këtu ai mori edhe nofkën “Usta Murati”, një titull respekti që i jepej mjeshtërve të zanatit.
Përveç byrektoreve, ai kishte edhe një punishte për përpunimin e qumështit, duke furnizuar një pjesë të mirë të qytetit me produkte cilësore.
Historia e tij u përjetësua në këngën popullore që edhe sot këndohet gjerësisht, duke e kthyer Usta Muratin në një simbol të mjeshtërisë dhe traditës së kulinarisë shqiptare.
Në shumë raste, figura e Usta Muratit është bërë simbol i “mjeshtrit klasik” shqiptar – një njeri i thjeshtë, punëtor dhe i respektuar nga komuniteti, që u bë i pavdekshëm përmes folklorit.
Si i ri ishte një djalë mjaft i pashëm dhe i veshur bukur e me sqimë. Të dy vëllezërit Rifati dhe Murati ushtronin zanatin e kuzhinierit, ku në këtë fushë të dy ishin mjeshtra dhe punonin me shumë pasion. Të dy vëllezërit janë dashur shumë, kanë respektuar dhe mbështetur njeri tjetrin deri në fund të jetës së tyre, dhe kishin një humor të hollë.

(nga libri “ byrek byrek o usta Murat!, vjersha e poezi nga Sulejman Perçemi” – Ramazan Hushi, Zyhdi Shehi.)
Dyqanin ke kinemaja, o usta Murat!
Treqind leke ne muej qeraja, o usta Murat!
Qeranë tate kush ta rriti, o usta Murat!
Ekrem pisi, Ekrem jeziti, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Dyqan t’vogel sa i kazon, o usta Murat!
Qeraja tre naplon, o usta Murat!
Ky Rushiti, ky qafiri, o usta Murat!
Qehaja kan Sen Beshirin, o usta Murat!
Ky, jarabi, gjette belane, o usta Murat!
Pesë ta ka ngrit qeranë, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Akullorja me kajmak, o usta Murat!
Sheqer pse ka kaq pak, o usta Murat!
Na rrofte Duçja, na rrofte mbreti, o usta Murat!
Qe na bien sheqer prej detit, o usta Murat!
Nga njiqind gram merr mileti, o usta Murat!
Me nji kuintal e merr prefekti, o usta Murat!
Jallah, jallah, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
Dyqanin ke axhensia, o usta Murat!
T’u shit kos e revania, o usta Murat!
Axhensia mu ne pjacë, o usta Murat!
Jane mbyll leprat ne kafac, o usta Murat!
Axhensia ne Pazar, o usta Murat!
Hoxhe Levonja kryetar, o usta Murat!
Byrek, byrek, o usta Murat!
Dy copa kater leke, o usta Murat!
Hoxhe Levonja nje burre plak, o usta Murat!
Ka vo Shyqon delegat, o usta Murat!
Ç’kane shoferat qe kane vape, o usta Murat!
Hedhin gurin, mcefin doren, o usta Murat!
Jallah, jallah, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
Faje Llulla s’ka mbet vetem, o usta Murat!
I kan vu shok Karameten, o usta Murat!
Karameta djale i bute, o usta Murat!
Ka ra n’Krete me parashute, o usta Murat!
Ububu, mre, ububu, o usta Murat!
Veliun tone paç me harru, o usta Murat!
Paç harrue Veliun e tates, o usta Murat!
Qe t’merr vezen ne bark te pates, o usta Murat!
Byrek e danderma, o usta Murat!
Marshallah, marshallah, o usta Murat!
(Marrë nga ObserverKult)




