Një bufall i rrallë albino, i cili mori nofkën “Donald Trump” për shkak të një tufe karakteristike qimesh ngjyrë bionde në kokë, ka arritur t’i shpëtojë therrjes për festën e Kurban Bajramit falë një ndërhyrjeje të autoriteteve në momentin e fundit. Kafsha me peshë prej afro 700 kilogramësh ishte bërë një sensacion i vërtetë, duke tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, gazetarëve dhe vlogerëve që vërshuan fermën ku ai po rritej.
Bufalli ishte shitur tashmë për t’u flijuar gjatë festës, por interesi i jashtëzakonshëm dhe grumbullimi i madh i njerëzve detyroi autoritetet të ndërhynin për shkak të vlerësimeve se mund të rrezikohej siguria publike. Blersit të ri iu kthyen paratë, ndërsa kafsha u transferua menjëherë në Kopshtin Zoologjik Kombëtar të Bangladeshit në kryeqytetin Daka, ku tani ndodhet në një hapësirë të rrethuar dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të stafit.
Bufallët albino janë jashtëzakonisht të rrallë në Bangladesh, gjë që e bëri këtë kafshë një atraksion të jashtëzakonshëm në kulmin e sezonit të shitjes së kurbanëve. Shumë njerëz besojnë se ishte pikërisht nofka e tij specifike dhe pamja unike ajo që në fund i shpëtoi jetën, duke e kthyer nga një kafshë tregu në një pasuri kombëtare të kopshtit zoologjik.




