Ballina > Aktualitet > BQE prezanton dizajnet finale për kartëmonedhat e reja euro, qytetarët europianë ftohen të japin mendimet e tyre

BQE prezanton dizajnet finale për kartëmonedhat e reja euro, qytetarët europianë ftohen të japin mendimet e tyre

24 Jul 2026 Aktualitet

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar listën e shkurtër me 10 dizajne të propozuara për kartëmonedhat e ardhshme euro, duke nisur një fazë konsultimi publik para përzgjedhjes së versionit përfundimtar.

Dizajnet e reja janë ndarë në dy tema kryesore: “Kultura evropiane” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë”, të cilat synojnë të pasqyrojnë identitetin dhe diversitetin e vendeve të Bashkimit Evropian.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, bëri të ditur se qytetarët evropianë do të kenë mundësi të japin komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 21 shtator.

Pas përfundimit të konsultimit, BQE pritet të përzgjedhë dizajnin fitues deri në fund të këtij viti. Kartëmonedhat e reja do të përfshijnë elemente më moderne sigurie, me synimin për të rritur mbrojtjen kundër falsifikimit.

Nga BQE është bërë e ditur se ndryshimi i dizajnit është pjesë e një procesi afatgjatë për të përgatitur të ardhmen e parasë së gatshme në Evropë, ndërsa koha e saktë e daljes në qarkullim të kartëmonedhave të reja ende nuk është përcaktuar.

Lini një përgjigje