Ballina > Aktualitet > Bogujevci diskuton me KMRS-në për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë

Bogujevci diskuton me KMRS-në për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit në muzikë

13 Jul 2026 Aktualitet

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim kryesuesen e Organizatës për Menaxhim Kolektiv të të Drejtave të Autorit në Fushën e Muzikës (KMRS), Kaltrina Mehmeti, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në forcimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit në Kosovë.

Në fokus të takimit ishte funksionimi i menaxhimit kolektiv të të drejtave, zbatimi i tarifave për përdorimin e repertorit të mbrojtur, si dhe krijimi i një sistemi të drejtë, transparent dhe funksional që garanton kompensim të merituar për autorët, kompozitorët, interpretuesit dhe bartësit e tjerë të të drejtave.

Gjatë takimit, Mehmeti e njoftoi ministren me aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet KMRS-ja, ndërsa të dyja palët theksuan nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve, organizatave të menaxhimit kolektiv dhe komunitetit krijues.

Po ashtu, u diskutua edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përafrimit të praktikave vendore me standardet evropiane, me synimin për të forcuar mbrojtjen e krijuesve dhe për të nxitur zhvillimin e industrisë kreative dhe kulturore në Kosovë.

Lini një përgjigje