Njoftohen të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se ditën e shtunë dhe të dielë, nga ora 10:00 deri në 18:00, do të ketë një ndalesë të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në pikën kufitare Kullë, në drejtim të hyrjes për në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi në pikën tjetër kufitare nga ana e Malit të Zi, përkatësisht në Draçenovac, do të zhvillohet normalisht dhe kjo pikë do të jetë plotësisht e kalueshme.
Apel për udhëtarët: Shërbimet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me këtë regjim të ri të qarkullimit dhe të informohen për gjendjen aktuale në pikat kufitare përpara se të nisen.
Për çdo ndryshim të mundshëm, opinioni publik do të njoftohet me kohë.




