Ballina > Magazina > Bes Kallaku rikthehet me një rrëfim të ndjerë: “Edhe kur preka fundin, nuk e humba kurrë Zotin”

Bes Kallaku rikthehet me një rrëfim të ndjerë: “Edhe kur preka fundin, nuk e humba kurrë Zotin”

25 Feb 2026 Magazina

Aktori dhe këngëtari i njohur, Bes Kallaku, ka promovuar projektin e tij më të ri muzikor, duke e shoqëruar me një postim mjaft emocional në rrjetet sociale.

Në tekstin e publikuar, Kallaku shprehet se ky rrëfim është “e vërteta ime”, duke lënë të kuptohet se kënga mbart një histori personale dhe një periudhë të vështirë të jetës së tij.

“U shkrua në ditët ku ndonëse fjalët peshonin rëndë, unë zgjodha të hesht; e ku heshtja ime më ktheu në fajtorin e asaj historie…”, shkruan ai mes të tjerash, duke prekur tema si dhimbja, besimi, rrëzimi dhe ringritja shpirtërore.

Artisti thekson se projekti është për këdo që është ndjerë i gjykuar, i baltosur apo i kryqëzuar pa mëshirë, por që sërish ka gjetur forcën të ngrihet, të besojë dhe të ndriçojë.

“Edhe kur preka fundin, nuk e humba kurrë Zotin”, është një nga frazat që ka prekur ndjekësit, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh.

Nuk dihet ende nëse ky projekt muzikor ka ndonjë dedikim të drejtpërdrejtë për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, por fansat kanë nisur menjëherë aludimet në rrjete sociale, duke e lidhur tekstin me jetën personale të artistit.

Megjithatë, deri më tani, Bes Kallaku nuk ka dhënë asnjë deklaratë konkrete që ta konfirmojë një gjë të tillë.

Një gjë është e sigurt: projekti i ri po komentohet gjerësisht dhe duket se ka prekur një tel emocional te publiku.

Lini një përgjigje