Ballina > Magazina > Bella Hadid shkëlqen në Kanë: Fustani magjepsës që nderon ikonën e ndjerë Jane Birkin

Bella Hadid shkëlqen në Kanë: Fustani magjepsës që nderon ikonën e ndjerë Jane Birkin

21 May 2026 Magazina

upermodelja e famshme Bella Hadid ka mahnitur të pranishmit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, duke sjellë një paraqitje plot stil që ka qenë njëkohësisht edhe një homazh i ndjerë për ikonën e ndjerë të modës dhe kinematografisë, Jane Birkin.

Në këtë parakalim që ka marrë vëmendjen e mediave botërore, 29-vjeçarja Hadid ka shkëlqyer me një krijim unik të shtëpisë së njohur të modës Schiaparelli, e cila ka evokuar mjeshtërisht stilin e paharrueshëm të aktores dhe këngëtares së ndjerë. Fustani me ngjyrë të bardhë është dizajnuar nga drejtori artistik i Schiaparelli-t, Daniel Roseberry, dhe është realizuar me një qëndisje të imët dantelle që nxirrte në pah elegancën e modeles.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e fotografëve ka qenë dekolteja mjaft e hapur në pjesën e përparme, e cila ishte thyer dhe theksuar nga një detaj i zi i vendosur në mes. Ky kontrast i guximshëm ngjyrash është plotësuar mjaft mirë edhe në pjesën e pasme të fustanit, ku binte në sy një fjongo e madhe e zezë. Përmes kësaj paraqitjeje, Bella Hadid ka dëshmuar edhe një herë aftësinë për të ndërthurur guximin e modës moderne me nostalgjinë e ikonave të pavdekshme.

Lini një përgjigje